Dua Lipa dhe familja e saj e ndoqën në stadium derbin e Londrës

Mediale Vip

Dua Lipa dhe familja e saj e ndoqën në stadium derbin e Londrës

Më: 19 janar 2019 Në ora: 23:35
Dua Lipa

Dua Lipa ka qenë një prej tifozëve të stadiumin Emirates për ta përcjellë nga afër derbin ndërmjet Arsenalit dhe Chelseat.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore ishte ulur në pjesën e tifozëve të Arsenalit, së bashku me prindërit e saj, Anesa dhe Dukagjin Lipa.

Pjesëtarët e familjes Lipa kanë publikuar video dhe fotografi në rrjetet sociale nga ndeshja derbi që u zhvillua në Londër.

Image
Dua Lipa dhe nëna e saj, Anesa 

Në këtë ndeshje, ata e kanë mbështetur Arsenalin duke u shfaqur si tifozë të flaktë të Topçinjve.

Në disa video të publikuara nga Dukagjin Lipa, babai i këngëtares i ka fokusuar edhe lojtarët e Arsenalit teksa i gëzohen triumfit.

Image

Për më shumë, ata e kanë pasur mundësinë ta shohin nga afër edhe mesfushorin shqiptar të Arsenalit, Granit Xhaka.

Kujtojmë që Topçinjtë arritën fitore prej 2-0 kundër Chelseat duke hyre fuqishëm në garë për katër vendet e parë në Ligën Premier.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat