Sony dhe R Kellu shkëpusin marrëdhëniet

Mediale Vip

Sony dhe R Kellu shkëpusin marrëdhëniet

Më: 20 janar 2019 Në ora: 10:49
R Kelly

Këngëtari amerikan R Kelly dhe label-i muzikok RCA, në pronësi të Sony, kanë përfunduar marrëdhëniet e tyre të punës, raportojnë mediat amerikane.

Sipas një burimi nuk ishte planifikuar ndonjë njoftim zyrtar lidhur me këtë, shkruan BBC.

Shkëputja e marrëdhënieve vjen pas një sërë akuzash për abuzimin seksual kundër artistit 52 vjeçar, fitues i çmimit Grammy, të cilat ai i ka mohuar vazhdimisht.

Akuzat ishin temë e një dokumentari, “Surviving R Kelly”, i cili u publikua më parë gjatë këtij muaji.

Dokumentari gjashtë-pjesësh përqendrohet tek gratë që kanë akuzuar këngëtarin për sjellje të keqe gjatë viteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat