Soni Malaj flet për dasmën e parë dhe mesa duket nuk i paska pëlqyer aspak

Mediale Vip

Soni Malaj flet për dasmën e parë dhe mesa duket nuk i paska pëlqyer aspak

Më: 20 janar 2019 Në ora: 15:53
Soni Malaj

Ka gjetur dashurinë dhe lumturinë përkrah personit perfekt për të.

Pavarasisht të gjithave thashethemeve që ndonjëherë flasin për ndarje e herë të tjera për krizë Sonila Malaj ka një marrëdhënie të përkryer të cilën këngëtarja shpesh herë e bën me dije.

Së fundmi e ftuar në “Mirage” ka rrëfyer planet e saj për vitin 2019.

Image

E pyetur për planet e saj për një martesë të dytë me partnerin e saj aktual Klevin, Soni ka treguar se në fakt nuk është se ka ndonjë gjë të menduar.

“Më beso që nuk e di. Ndonjëherë bëjmë shaka me Klevin dhe themi që do martohemi kur të jemi 50 vjeç se duket sikur nuk ka vlerë, do thonë fëmijët pse nuk ishim në dasëm? Do e bëjmë dasmën 50 vjeç që të na e organizojnë fëmijët.”

Sipas këngëtares vlerë në një marrëdhënie ka mirëkuptimi, respekti, dhe mbështetja.

“Po fustanin e bardhë, do e veshësh sërish?”- është pyetur Soni.

“S’e di, herën e parë kur e pashë veten nuse nuk më pëlqeu fare. Por realisht nuk e di sepse nuk është një plan që na shkon në mendje në këtë moment. Unë e kam thënë edhe herë tjetër, ‘Kur digjesh prej qullit, i fryn kosit’, kështu që të shohim” deklaroi këngëtarja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat