Camila Cabello paralajmëron këngë të re me Mark Ronsonin

Mediale Vip

Camila Cabello paralajmëron këngë të re me Mark Ronsonin

Më: 21 janar 2019 Në ora: 06:15
Camila Cabello dhe Mark Ronson

Këngëtarja e njohur Camila Cabello ka zbuluar se është duke punuar një këngë të re me muzikantin Mark Ronson.

Këngëtarja e hitit “Havana” ka postuar një fotografi në Instagram në të cilën shihet së bashku me Ronsonin dhe Ilsey Juberin, e cila më parë ka shkruar tekstin e këngës së Cabellos “She Loves Control”.

Gjithashtu, edhe Ronsoni të njëjtën fotografi e ka postuar në Twitter duke zbuluar kështu edhe titullin e mundshëm të këngës së re, shkruan nme. Ai ka shkruar: “Feelings & Consequences” (“Ndjenjat dhe Pasojat”).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat