“Fëmijën e kishin hedhur në koshin e mbeturinave”, Silva rrëfen historinë rrëqethëse - Bota Sot
“Fëmijën e kishin hedhur në koshin e mbeturinave”, Silva rrëfen historinë rrëqethëse

Mediale Vip

“Fëmijën e kishin hedhur në koshin e mbeturinave”, Silva rrëfen historinë rrëqethëse

Më: 21 janar 2019 Në ora: 14:06
Silva Gunbardhi

Silva Gunbardhi ka rrëfyer një histori emocionuese me një fëmijë të braktisur në koshin e mbreturinave.

Silva Gunbardhi ishte e ftuar së fundi në një intervistë për “Why Not”, ku ka treguar të pathëna rreth saj.

E pyetur për rastet kur ka bërë bamirësi dhe që nuk i ka bërë publike, këngëtarja ka treguar dy raste.

E para kishte të bënte me një fëmijë të braktisur në spital në kohën kur ajo kishte lindur djalin.

“Djali im lindi në muajin e tetë dhe për këtë arsye, u detyruan mjekët ta mbanin në reanimacion sepse duhet ta mbanin në vëzhgim derisa t’i zhvilloheshin tamam mushkëritë. Aty ngjitur ishte një fëmijë që e kishin braktisur prindërit. Gjithmonë Dalvit, ia vendosja qumështin te koka që nëse nuk isha unë aty, t’ia jepte infermierja. Një ditë nuk isha aty dhe më thotë infermierja me gjysmë zëri: “Silva, ta marr pak këtë qumështin e djalit tënd sepse nuk na ka ardhur ende furnizimi në spital.” Unë i thashë, të lutem merre komplet kutinë dhe dërgova Dafin t’i blejë pampers, rroba, qumësht, i bleva dhe dy lodra”, është shprehur Silva.

“Rasti i dytë ishte fëmija që hodhën tek kazani i plehrave, një vajzë që mbijetoi. E gjetën ata që hapën kazanët. Sapo mora vesh për atë vajzë, shkova direkt tek reanimacioni dhe asaj i bleva çdo gjë të nevojshme për një bebe”, ka shtuar ajo.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...