Kërcënoi se do shpërthente një bombë në avion, arrestohet djali model i këngëtarit të famshëm

Mediale Vip

Kërcënoi se do shpërthente një bombë në avion, arrestohet djali model i këngëtarit të famshëm

Më: 21 janar 2019 Në ora: 14:21
Brockman Richie

Djali i muzikantit të njohur Lionel Richie ka përfunduar në pranga, pasi ai i tha stafit të sigurisë së aeroportit se kishte një bombë në çantën e tij. Ai gjithashtu u tha se do ta shpërthente atë në avion.

24-vjeçari Milos ‘Milo’ Brockman Richie goditi gjithashtu një roje sigurie në Terminalin e 5-të të Aeroportit Heathrow në Londër. Ngjarja ka ndodhur të shtunën në mëngjes.

Një dëshmitar në vendin e ngjarjes është shprehur se Milo ishte zemëruar me largimin me dhunë nga terminali i aeroportit dhe kishte filluar  të bërtiste se kishte në dorë një bombë, që do ta shpërthente nëse nuk e linin të hipte në aeroplan.

Ndërkohë TMZ raporton se Miles u arrestua për një kohë të shkurtër nga policia kufitare dhe më pas u lirua me një paralajmërim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat