Era Rusi ka një mesazh për kolegët e saj: Artistët tanë e kanë degraduar muzikën!

Mediale Vip

Era Rusi ka një mesazh për kolegët e saj: Artistët tanë e kanë degraduar muzikën!

Më: 21 janar 2019 Në ora: 17:37
Era Rusi

Ajo është një nga zërat më të spikatur e të pëlqyer të skenën muzikore shqiptare. Ajo është këngëtarja e dashur për publikun shqiptar Era Rusi.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për emisionin “Prive”, Era është shprehur e revoltuar ndaj artistëve. Këngëtarja ka thënë se e kanë degraduar muzikën “në atë farë feje sa ajo që sheh është thjesht fiziku”.

“Unë kam një mendim ndryshe se si funksionon tregu sot. Natyrisht dhe nëpër botë kemi artistë performues shumë të mirë, që këndojnë live si Jlo ose Beyonce,  fizikisht të bukura, të cilat në këngët e tyre japin mesazhe sensibilizuese që ndikojnë te njerëzit dhe përcjellin mirësi. Ndryshe nga disa artistët tanë të cilët e kanë degraduar muzikën në atë fare feje, sa ajo që sheh është thjesht fiziku. Unë mendoj se çdo gjë e bukur ka një afat kohor kur artistët e vërtetë janë akoma në treg”, është shprehur Era.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat