35 mijë euro për ta bërë të famshëm, ja si i filluan telashet Bleros me artistin e ri

Mediale Vip

35 mijë euro për ta bërë të famshëm, ja si i filluan telashet Bleros me artistin e ri

Më: 22 janar 2019 Në ora: 12:45
Blero

Përmes mesazheve, është zbuluar edhe konflikti i radhës i Bleros, duke tentuar të marrë në menaxhim një artist të ri.

Një mosmarrëveshje e radhës është krijuar mes artistit Blero dhe një nga artistët e rinj të cilin ai ka tentuar ta marrë në menaxhim.

Benito, artisti i cili ka pasur të bëjë marrëveshje me Bleron për të avancuar në karrierë, thotë se këngëtari nuk i ka mbajtur fjalët dhe se i ka bërë të padrejta.

Megjithatë, sipas mesazheve të publikuara në emisionin Sevenbizz, Blero i ka treguar koston, përkatësisht 35 mijë euro, për të cilën ia ka ofruar shërbimet e tij, me menaxhim të plotë si realizim të këngëve, marketingut, shtytje në rrjetet sociale e madje Blero nuk e ka përjashtuar edhe një bashkëpunim të mundshëm me të.

Por, kjo ofertë nuk është pranuar nga Benito, me ç'rast edhe i është hequr kënga nga kanali i Bleros në Youtube.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat