Aurela Gaçe bën tatuazhin e veçantë për të bijat: Shkrimi i Grace në lëkurën…

Mediale Vip

Aurela Gaçe bën tatuazhin e veçantë për të bijat: Shkrimi i Grace në lëkurën…

Më: 22 janar 2019 Në ora: 16:11
Aurela Gaçe

Këngëtarja shumë e dashur për publikun shqiptar, Aurela Gaçe, ka gjetur një mënyrë shumë të veçantë për të mbajtur të gdhendur në zemër dashurinë për dy vajzat e saj, Grace dhe Abigail.

Aurela ka bërë një tatuazh në krah, ku vajza e madhe ka qenë ajo që e ka ndihmuar mamanë në realizimin e tij.

Nëpërmjet një postimi në profilin e saj në “Instagram”, Gaçe ka zbuluar se Grace ka qenë ajo që ka shkruar emrin e vet dhe të motrës në krahun e së ëmës, e më pas tatuatori ka bërë tatuazhin.

“Shkrimi i Grace, tani në lëkurën e mamit”, shkruan Aurela bashkëngjitur me videon kur Grace i shkruan emrat në krah.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat