I bie dhëmbi gjatë intervistës, ulet në tokë ta kërkojë!!

Mediale Vip

I bie dhëmbi gjatë intervistës, ulet në tokë ta kërkojë!!

Më: 22 janar 2019 Në ora: 18:25
Fabrizio Corona

Ka qenë vërtet e papritur ajo që ndodhi gjatë intervistës televizive të Fabrizio Coronës, një emër tejet i lakuar në Itali, si per anën profesionale, problemet me ligjin, ashtu dhe për lidhjen me bukuroshen Belen Rodriguez.

I ftuar në programin “ Verissimo“, të Silvia Toffanin, Corona ka rrëfyer disa detaje mbi librin e tij që ka ngjallur mjaft kureshtje në “Itali“ , “Nuk më keni bërë asgjë“.

Ai  ka treguar edhe sesi është në një lidhje të re, çka e bëri mjaft kurioze prezantuesen që kërkoi të dinte më shumë rreth kësaj.

Fabrizio nuk donte të jepte më shumë hollësi, por në bisedë e sipër, krejt papritur ndërsa qeshte i ra dhëmbi; ai e ndjeu dhe mbuloi gojën me duar e u ul në tokë ta kërkonte, gjest ky që e bëri publikun të shpërthente në të qeshura!!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat