Ana paralajmëron diçka të re, por harron se jo gjithçka sillet rreth të pasmeve të saj!

Mediale Vip

Ana paralajmëron diçka të re, por harron se jo gjithçka sillet rreth të pasmeve të saj!

Më: 22 janar 2019 Në ora: 22:31
Ana Kabashi

Ana Kabashi është një prej këngëtareve kosovare që nuk heziton të këndojë live.

Padyshim se kjo i jep një pikë më tepër në botën e showbizit. Por pavarësisht kësaj, ajo di të jetë shpesh herë e tepërt!

Këtë e dëshmon edhe së fundi, me një video të publikuar në Instagram. Këngëtarja Ana nuk lëshon asnjë rast për të pozuar duke fokusuar të pasmet, duke hamendësuar se BOTA  sillet rreth trupit që ka.

Duhet përkujtuar që të jesh një këngëtare e vlerësuar nga publiku nuk mjafton vetëm të kesh këto tipare, duhet shumë punë për të arritur të jesh e pathyeshme në showbiz, sidomos në atë vendor.

Në videon e fundit Ana paralajmëron këngën e re me titull ‘Na Thej’, ku shihet duke bërë ‘Twerk’.

Thuajse e zhveshur tërësisht, Ana fokusoi edhe këtë herë të pasmet. Duhet përkujtuar që në një botë përplot me Kim Karadshian, njerëzit mërziten për një ‘DIANA’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat