“E di? Më kishe munguar”, kujt ia dedikon këto fjalë prekëse Fifi?

Mediale Vip

“E di? Më kishe munguar”, kujt ia dedikon këto fjalë prekëse Fifi?

Më: 23 janar 2019 Në ora: 15:28
Fifi

Prej disa javësh, këngëtarja e njohur Fifi u bë kryefjala e mediave rozë për shkak të marrëdhënies së saj me kantautorin, Flori Mumajesi.

Lajmet për një lidhje të mundshme mes tyre nisën nga një video ku Flori dhe Fifi shfaqeshin shumë të afërt me njëri-tjetrin. Por ata të dy shpjeguan se ato pamje ishin realizuar si ide për klipin e këngës “Ja ke bo vetes”.

E teksa i mohoi zërat se është e lidhur me Flori Mumajesin, këngëtarja ka postuar sot një “Instastory” ku nuk ka ngurruar të bëjë një dedikim prekës.

Mesa duket Fifi është bërë nostalgjike dhe ka treguar se i mungon personi i zemrës.“E di? Më kishe munguar. Më mungojnë shakatë e tua koti me dasmën tënde përrallore dhe mendimet e tua të mençura. Pa harruar ato sytë e tu të qeshur”, shkruan këngëtarja në postim.

Për kë e ka marrë aq shumë malli Fifin? Këtë ajo nuk e ka zbuluar, të presim ndoshta mund të bëjë një tjetër status.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat