Aurela Gaçe tregon historinë e gjyshes dhe ne nuk mund të mos sillnin ndërmend gjyshet tona

Mediale Vip

Aurela Gaçe tregon historinë e gjyshes dhe ne nuk mund të mos sillnin ndërmend gjyshet tona

Më: 23 janar 2019 Në ora: 16:39
Aurela Gaçe

Dashuri pa kushte është ajo e gjysheve. Të dhembsura, të përkujdesura dhe shembuj të sakrificës, gjyshet shqiptare janë gratë më të fortë që na frymëzojnë të gjithëve. Marrdhënia gjyshe-mbesë pastaj është kaq e veçantë edhe për artisten vlonjate Aurela Gaçe, e cila na ka prekur të gjithëve sot me dedikimin që i bën gjyshes së saj, duke na kujtuar kështu gjithë gjyshet shqiptare.

Mbi një foto të publikuar të nënës në llogarinë e saj në Instagram, Gaçe shkruan: “Shumë i panë sytë e akoma qëndron…gjyshja ime e mirë, e dhimbshur, e fortë…mes varfërisë rriti 11 fëmijë. 2 prej tyre, të rinj brenda dy vitesh ajo i pa të treteshin nga sëmundja e këtij shekullu. Nuk di, si e gjen forcë nëna të vazhdojë jetën mbasi humb fëmijët. Zot jepu fuqi nënave që përballen me këtë dhimbje..”.

Artistja shqiptare ka treguar se e ka vizituar gjyshen pak ditë më parë dhe ka mbetur pa fjalë nga forca e saj.

Ja një tjetër shembull për të treguar se sa fisnike, të forta dhe të dhemsura që janë nënat shqiptare!

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat