Chris Pratt dhe Katherine Schwarzenegger martohen në verë?

Mediale Vip

Chris Pratt dhe Katherine Schwarzenegger martohen në verë?

Më: 24 janar 2019 Në ora: 06:48
Chris Pratt dhe Katherine Schwarzenegger

Duket se do të jetë një dasmë vere për Chris Pratt dhe Katherine Schwarzenegger.

“Nuk do të jetë një fejesë e gjatë”, ka thënë një burim për E! News duke shtuar se planet për dasmë tashmë kanë filluar.

Të gjithë, ka thënë ky burim, duan që “Katherine të ketë një dasmë perfekte”.

Shumë media në ndërkohë kanë raportuar se ceremonia do të jetë religjioze.

“Nuk do të jetë një dasmë e vogël. Vajza e vogël e Arnold dhe Maria do të martohet, kjo është një ditë shumë e rëndësishme. Nuk do të kursehet asgjë që Katherine ta ketë dasmën e ëndrrave”, ka thënë tutje një burim shumë i afërt me autoren amerikane.

Prindërit e Katherine, Maria Shriver dhe Arnold Schwarzenegger, mezi po e presin dasmën.

“Katherine pa dyshim se e ka gjetur princin e ëndrrave. Familja e saj janë jashtëzakonisht të lumtur që ai i ka propozuar dhe ata tashmë janë gati për një hap të tillë si martesa”.

Akoma nuk dihet se ku pritet të ndodhë dasma – shumë mendojnë se kurorëzimi i dashurisë së çiftit do të ndodhë në Martha’s Vineyard, një vend që është në pronësi të familjes së Marias.

Pavarësisht vendit duket se kjo do të jetë dasma e vitit.

“Do të jetë një dasmë tradicionale dhe shumë e madhe”, ka thënë një tjetër burim.

Sipas burimeve pranë çiftit, propozimi, që Chris i ka bërë të dashurës së tij me 13 janar ishte në planet e tij shumë kohë më parë.

“Chris beson se Zoti e ka sjellë Katherine në jetën e tij”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat