Bleona tregon arsyen e ndarjes nga ish bashkëshorti, Gani Bardha!

Mediale Vip

Bleona tregon arsyen e ndarjes nga ish bashkëshorti, Gani Bardha!

Më: 24 janar 2019 Në ora: 07:07
Bleona Qereti dhe Gani Bardha!

Martesa e Bleona Qerretit me milionerin Gani Bardha ka qenë shumë e komentuar, ashtu sic ishte dhe ndarja e saj. Këngëtarja tani ka shpjeguar për “`Syri Kosova“ arsyen që coi drejt fundit të martesës së saj.

“Kam folur haptas për Ganin, sepse, është një lidhje e cila u prish për shkak të karrierës time, por, ishte një prishje me koncensuz, sepse, unë doja të ndiqja një ëndërr timen dhe Gani ka qenë shumë i mirëkuptueshëm për këtë fakt dhe më tha:  “Bleona nëse ti nuk shkon në Amerikë për të arritur ëndrrën tënde, ti do rrish në shtëpi dhe do më urresh, do gatuash, do shohësh lajmet si grua shtëpiake, dhe do shikosh njerëzit tjerë që po e jetojnë ëndrrën tënde, kështu që nuk ka sens të rrish e martuar me mua kur ti ke një ëndërr” dhe kur e kam parë që është kaq i mirëkuptueshëm unë lirshëm flas mirë për të!” , ishin fjalët e saj.

Duke qenë se ishin nje cift mjaft simpatik, shumë do të donin t`I shikonin bashkë përsëri, por Bleona këtë e përjashton kategorikisht. “Nuk kam ndërmend të kthehem me të, pasi, gjërat kur mbarojnë-mbarojnë. Ai është prapë në jetën time, por, në një tjetër formë, që futet brenda idesë së “familjes””  kanë qenë fjalët e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat