Pas përçarjes së Babastars, reagon Getoar Selimi

Mediale Vip

Pas përçarjes së Babastars, reagon Getoar Selimi

Më: 24 janar 2019 Në ora: 12:08
Getoar Selimi

Labeli Babastars ka qenë në vëmendjen e mediave prej ditësh pasi disa prej reperëve të grupit deklaruan largimin si Cozman, Skivi, Agon Amiga. Gjatë kësaj kohe Getoar Selimi nuk kishte reaguar me asnjë deklaratë edhe pse grupi po përjeton krizë.

Megjithatë duket se reperi shumë i pëlqyer nga publiku do reagojë me anë të muzikës pasi shumë shpejt pritet të sjellë një super bashkëpunim me Feron. "Lajmi.net" ka mësuar se po planifikohet një super duet mes Getoarit dhe Feros. "Lajmi" ka kontaktuar me menaxherin e Feros i cili tha fjalë të mëdha për Getoarin. Ai tha se kanë raporte shumë të afërta me Getoar Selimin dhe me kënaqësi do të bashkëpunonin me të. Menaxheri nuk e përjashtoi si mundësi një gjë të tillë mirëpo shtoi se nuk ka asgjë konkrete deri në këtë moment. "Lajmi.net" ka kontaktuar edhe me njërin prej menaxherëve të BabaStars, Dekorim Sahitin i cili tha: "Gjithçka mund të ndodhë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat