I akuzojnë të bijën për operacione plastike, "shpërthen" nëna e modeleve të famshme

Mediale Vip

I akuzojnë të bijën për operacione plastike, "shpërthen" nëna e modeleve të famshme

Më: 24 janar 2019 Në ora: 12:23
Yolanda, Gigi dhe Bella Hadid

Gigi dhe Bella Hadid janë dy prej modeleve më të njohura në botë. Ato shfaqen si imazh i markave të njohura si dhe dalin në pasarelat e modës për të prezantuar koleksionin më të ri.

Shpesh herë ato komentohen për ndërhyrje kirurgjikale në rrjete sociale, gjë të cilën e ka mohuar nëna e tyre Yolanda. Në një fotografi ku tregonte se ka hequr çdo përbërës të huaj nga trupi, një koment i tërhoqi vëmendjen pasi fliste për të bijat e famshme.

Ndjekësja shkruante: “Unë jam dakord me ty, por po vajzat e tua? Veçanërisht Bella! Ajo është e bukur, por duket që përdor mbushës (filler)?! Si e shpjegon këtë?”.

Nuk mungoi replika e Yolandës, e cila ia ktheu: “Asnjëri prej fëmijëve të mi nuk ka përdorur ndonjëherë mbushës, botox, apo diçka të huaj në trupin e tyre! Ata e dinë më mirë pasi më panë se ç’hoqa unë!”

Image

 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat