Ajo çfarë i ka thënë ish-bashkëshorti Bleonës para divorcit është shumë emocionuese

Mediale Vip

Ajo çfarë i ka thënë ish-bashkëshorti Bleonës para divorcit është shumë emocionuese

Më: 24 janar 2019 Në ora: 13:41
Bleona Qereti dhe Gani Bardha

Edhe pse kanë kaluar disa vite pas divorcit, sa herë pyetet për martesën dhe ish-bashkëshortin e saj, Bleona nuk nguron asnjëherë të jetë e hapur, ashtu siç di vetëm ajo. Megjithëse shpeshherë është komentuar për zgjedhjen që mori në jetë, këngëtarja shqiptare nuk është penduar aspak për vendimin, përkundrazi. Edhe sot, pasi numëron disa projekte të suksesshme ndërkombëtare, Bleona ka gati të tjera projekte të mëdha. Dhe tani nuk ka asgjë që mund ta ndalë.

Megjithatë, nëse për publikun ka diçka që mund të ketë mbetur ende e paqartë për divorcin, Bleona është gjithmonë aty për ta sqaruar.

Në një intervistë ekskluzive për Syri Kosova, Bleona ka zbuluar të rejat e fundit për karrierën, por ka folur pa doreza edhe për jetën private – e komentuar shumë sidomos pas raportit që këngëtarja mbylli me Gani Bardhën.

Me ish-bashkëshortin, Bleona ka raporte shumë të mira e miqësore, edhe pas divorcit dhe arsyen ajo e shpjegon me mirëkuptimin e tij për profesionin e saj.

Kështu, pas pyetjes “cila është e vërteta e titujve që flet për ish të dashurit e tu?”, Bleona thotë, siç e ka thënë gjithmonë, se “njerëzit e jetës sime numërohen nga gishtat e një dore”, duke shtuar se edhe për ish-bashkëshortin, ajo ka folur hapur: “Kam folur haptas për Ganin, sepse, është një lidhje e cila u prish për shkak të karrierës sime, por, ishte një prishje me konsensus, sepse unë doja të ndiqja një ëndërr timen dhe Gani ka qenë shumë i mirëkuptueshëm për këtë fakt”, – thotë Bleona.

Ndryshe nga ç’mund të mendohej e të flitej për të gjithë ish-ët, në fakt, Gani për Bleonën ka qenë mjaft mirëkuptues dhe këtë e thotë edhe vetë këngëtarja: “Bleona, nëse ti nuk shkon në Amerikë për të arritur ëndrrën tënde, ti do rrish në shtëpi dhe do më urresh, do gatuash, do shohësh lajmet si grua shtëpiake, dhe do shikosh njerëzit tjerë që po e jetojnë ëndrrën tënde, kështu që nuk ka sens të rrish e martuar me mua, kur ti ke një ëndërr”,– i kishte thënë Gani para se të dy të vendosnin për të ardhmen e tyre.

“Dhe kur e kam parë që është kaq i mirëkuptueshëm, unë lirshëm flas mirë për të” – shton Bleona në intervistë.

I mirëkuptueshëm? Keni parë njeri më mirëkuptues deri tani?

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat