G4shi tregon se si vendosi ta lë shkollën për muzikën

Mediale Vip

G4shi tregon se si vendosi ta lë shkollën për muzikën

Më: 25 janar 2019 Në ora: 10:43
G4shi

Labinot Gashi, i njohur më mirë me emrin artistik, G4shi po vazhdon të bëj karrierë përtej oqeanit Atlantik, në SHBA.

Këngëtari së fundi ka sjell projektin më të ri muzikore para fansave dhe publikut të gjerë që e ndjekin reperin.

Ai së fundi ka publikuar një këngë të re të titulluar “My Year”, i cili është pritur shumë mirë prej adhuruesve.

Artisti tregon përmes rrjeteve sociale se si kishte hequr dorë nga shkolla për t’u marrë me muzikë.

“Kur hoqa dorë nga kolegji prindërit e mi ishin të mërzitur. Më nxirrnin në cepin e 42-të për ta kapur autobusin në shkollë. Një ditë vendosa të mos kthehesha. Përfundova me një mixtape në rrugët e New Yorkut. Dhjetë vjet më vonë kam po e shoh veten në një Billboard të qytetit”, shkroi në llogarinë personale në Instagram.

Kujtojmë se këngëtari ka qenë pjesë e një numri të madh të artistëve që kanë performuar në “Sunny Hill Festival”.

Ndryshe, Labinoti këngën e fundit e ka sjell në bashkëpunim me G-Eazyn gjersa është duke punuar edhe në të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat