Vetëm Luana Vjollca mund të na dërgonte kartolinë në fund të janarit dhe të na ngrinte kaq shumë humorin

Mediale Vip

Vetëm Luana Vjollca mund të na dërgonte kartolinë në fund të janarit dhe të na ngrinte kaq shumë humorin

Më: 25 janar 2019 Në ora: 10:53
Luana Vjollca

E keni kuptuar tashmë prej postimeve në Instagram që Luana Vjollca udhëtimet Shqipëri-Kosovë i ka shumë të shpeshta pasi biznesi i saj i ri i shitjes së fustaneve dhe përgatitja e projekteve të reja muzikore e bëjnë të jetë gjithë kohës në lëvizje.

Edhe pse një sezon i suksesshëm i “Shiko kush Luan” ka përfunduar, Luana nuk ka ndërmend që t’i lërë ndjekësit e saj pa njoftuar se çfarë po bën ndaj dhe shpesh poston “Story” apo foto të përditshmërisë së saj ndërkohë që i shoqëron gjithmonë me shprehje shumë “funny”.

Vetëm pak minuta më parë ajo na “dërgoi” të gjithve kartolinën e saj të janarit. Në Rrugën e Kombit, me pizhama dhe pa make up, Luana ka shkruar:

Një gjë është e sigurtë: me këtë postim Luana Vjollca shkroi vetë atë që do të shkruanin vetë “kokat” e rrjeteve sociale që kapin detaje dhe çuditen se si një personazh i njohur mund të rastisë të ketë makinën pa larë në një ditë me shi…

Ndërkohë Luana, po e shijon siç duhet këtë periudhë. Njësoj dhe ndjekësit e saj me këto postimet “funny” që Luana duket se i ka të sajat.

ImageLuana Vjollca

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat