Era Rusi sqaron historinë e ‘dashurisë’ me një femër tjetër

Mediale Vip

Era Rusi sqaron historinë e ‘dashurisë’ me një femër tjetër

Më: 26 janar 2019 Në ora: 10:41
Era Rusi

Para disa kohësh, këngëtarja Era Rusi u përfol se është në lidhje me një femër. Ajo ka vendosur ti japë fund këtyre spekulimeve duke treguar të vërtetën në emisionin “Late Night Show” në Ora News.

Kastro Zizo: Kur e kuptove që kishte tendenca homoseksuale ndaj femrave?

Era Rusi: Nuk kam asnjë tendencë unë, mirë jam. Kisha bërë një foto me një mikeshën time. Ajo është e martuar, ka fëmijë dhe ka jetën e vet.

Kastro Zizo: Nuk të ka intriguar asnjëherë të puthësh një femër lehtë tek qafa, te gusha?

Era Rusi: Jo. Është shumë e çuditshme. Nuk e kam problem se çfarë bën gjithë dynjaja me jetën e vet, por kur vjen puna tek vetja jam shumë konservatore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat