Mashtroi për të dytën herë në televizion, Rudina Magjistari “nxjerr zbuluar” të ftuarin

Mediale Vip

Mashtroi për të dytën herë në televizion, Rudina Magjistari “nxjerr zbuluar” të ftuarin

Më: 26 janar 2019 Në ora: 16:21
Rudina Magjistari

Pasditen e djeshme në programin “Rudina” ishte i ftuar një djalë i ri i quajtur Edlir Rreka i cili u prezantua si piktor. Por duket se e gjithë kjo situtatë ka qenë një mashtrim.

Menjëherë pas daljes së të riut në në erkan,  në profilin e moderatores kanë qenë ndjekësit ata të cilët e kanë nxjerru zbuluar djalin në fjalë. Edliri është cilësuar si mashtrrues i cili shet piktura të vjedhura dhe gjithashtu ka gënjyer për çmimet e fituara.

Të gjitha këto komente nuk janë anashkaluar nga Rudina Magjistari e cila pas përfundimit të programit i ka dedikuar një shkrim të ftuarit.

Më tej për të vërtetuar të gjithë këtë histori, Rudina ka publikuar në ‘insastoryn’ e saj një pikturë të cilën Edlir Reka e ka publikuar në ‘instagram’ si veprën e tij, duke e përballur me veprën reale të artistit të vërtetë që është Blu Smith.

“Jo Edlir! Kjo këtu në ‘Instagram’ është e para herë që t’i pranon se piktura jote është NJË KOPJE, me të cilën pretendon se ke fituar në Moskë e krenohesh nëpër programe televizive se ajo qëndron e varur në Muzeun e Artit Modern atje!!! Nëse do ta dja më parë, sigurisht që s’mund të kishe qenë i ftuari im. Prisja të kërkoje ndjesë në këtë postim tëndin e jo të vazhdoje akoma me mashtrime. Ndjesë publikut tim”, ka shkruar moderatorja

Kujtojmë që djali në fjalë pak kohë më parë ka qenë i ftuar edhe në emisionin “Ftesë në pesë” nga Bieta Sulo, ku u prezantua nën të njëjtin petk duke pretenduar se kishte fituar çmimin e parë në Rusi. Situatë kjo e cila duket se ka qenë sërish një mashtrim i tij.

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat