Ja cili ishte shkaku i vdekjes së Kim Porter - Bota Sot
Ja cili ishte shkaku i vdekjes së Kim Porter

Mediale Vip

Ja cili ishte shkaku i vdekjes së Kim Porter

Më: 26 janar 2019 Në ora: 17:17
Kim Porter

Ajo u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Los Angeles më 15 nëntor. Porter u nda nga jeta në moshën 47 vjeçare dhe ka qenë e martuar për 23 vite me reperin Diddy.

Kim dhe Diddy i dhanë fund martesës në vitin 2008. Ata kishin 3 fëmijë së bashku, Christian, 20 vjeç, dhe vajza binjake Jessie James e D’Lila, 12 vjeçe.

Modelja gjithashtu ka edhe një djalë Quincy Brown, 27 vjeç, me ish bashkëshortin Al B. Sure.

Shkaku i vdekjes së Kim Porter është zbuluar të premten, më shumë se dy muaj pas ndarjes së saj të papritur nga jeta.

Porter vdiq nga pneumonia lobare, infeksion i mushkërive të shkaktuara nga bakteret, sipas raportit të gjykatësit të marrë nga Us Weekly.

Pneumonia zvogëlon aftësinë e mushkërive për të marrë oksigjen dhe me kalimin e kohës mund të shkaktojë vdekje të papritur.

Raporti gjithashtu vuri në dukje se vdekja e aktores ishte e natyrshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...