Rona Nishliu pjesë e jurisë së “Destination Eurovision” në Francë

Mediale Vip

Rona Nishliu pjesë e jurisë së “Destination Eurovision” në Francë

Më: 26 janar 2019 Në ora: 21:53
Rona Nishliu ka shënuar një sukses të ri në karrierë.

Rona Nishliu ka shënuar një sukses të ri në karrierë.

Rona Nishliu është përzgjedhur si pjesë e jurisë së festivalit “Destination Eurovision”, fituesi i së cilit përfaqëson Francën në Eurovision.

Në llogarinë e saj në Instagram, Rona ka publikuar një imazh nga skena e atij festivali, ku sonte po mbahet finalja si dhe u ka uruar fat konkurrentëve.

“Kush do të triumfojë sonte në “Destination Eurovision” dhe ta prezantojë Francën në “Eurovision në Tel Aviv? Shumë fat për finalistet dhe “Eurovision France”, ka shkruar Rona.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat