Pse Diane Kruger vendosi të bëhet nënë në moshën 42 vjeçare?

Mediale Vip

Pse Diane Kruger vendosi të bëhet nënë në moshën 42 vjeçare?

Më: 28 janar 2019 Në ora: 12:00
Diane Kruger

Diane Kruger është e lumtur që ka nisur një familje me të dashurin e saj Norman Reedus, në moshën 42 vjeçare.

Aktorja e cila është bërë nënë e një vajze në muajin nëntor të vitit 2018 ka treguar pse ka pritur kaq gjatë që të bëhet nënë.

“Ka qenë një kohë kur nuk doja fëmijë. Isha shumë egoiste. Kur u bëra 35 vjeçare, fillova të mendoj, se e dua një foshnje. Por tani duhet që të presësh që të vi njeriu i duhur”, ka thënë ajo në një intervistë për PorterEdit.

Image

Ky person erdhi në vitin 2015.

Ish-modelja dhe 50 vjeçari Reedus luajtën bashkë në filmin “Sky” derisa një vit më vonë nisën lidhjen e dashurisë.

Foshnja e çiftit është fëmija i parë i Kruger derisa për Reedus është fëmiu i dytë pasi ai ka edhe një djalë me ish të dashurën Helena Christensen.

Çifti janë përpjekur ta mbajnë foshnjen e tyre jashtë syrit të publikut dhe mediave.

Kur fotografitë e saj filluan të dilnin online, aktorja i luti të gjithë që të mos e bëjnë një gjë të tillë.

“Derisa e kuptojmë shumë mirë që njerëzit duan të shohin një fotografi të vajzës sonë, ne si prindër, duam që ta lejojmë atë të rritet në privatësi dhe siguri”, kishte shkruar ajo në Instagram.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat