Dy fakte që dëshmojnë krizën e çiftit Ronaldo-Georgina!

Mediale Vip

Dy fakte që dëshmojnë krizën e çiftit Ronaldo-Georgina!

Më: 30 janar 2019 Në ora: 07:26
Ronaldo-Georgina!

Që prej vjeshtës së vitit 2016 Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez janë bashkë, marrëdhënie që e kurorëzuan edhe me lindjes e vajzës së tyre Alana Martina.

Para disa kohësh u mësua se portugezi i kishte dhuruar një unazë fejese modeles, unazë me vlerë 700 mijë euro dhe pritej që nga dita në ditë të kishte një datë për dasmën e tyre. Një gjë e tillë duket se nuk do të ndodhë.

Georgina prej disa ditësh e ka hequr nga dora e majtë unazën  e fejesës dhe në gjyqin që u zhvillua në Spanjë, aty ku sulmuesi i Juventusit pranoi akuzat për evazion fiskal, argjentinasja nuk e kishte në gisht unazën e saj.

Ky fakt ka bërë që media portugeze Correio de Manha të krijojë një hipotezë se çifti është në krizë. Si për t’i ardhur në ndihmë këtij fakti ishte edhe dita e shtunë, aty ku Ronaldo ishte në Romë për ndeshjen kundër Lazios, ditë që përkoi me ditëlindjen e të dashurës së tij.

Ndryshe nga herët e tjera modelja nuk ishte në stadium në mbështetje të 33-vjeçarit, por preferoi të udhëtojë në vendlindje, në Buenos Aires, atje ku kaloi e vetme ditëlindjen e saj të 25-të.

Këtë e tregoi edhe me një foto në Instagram, ku u shfaq e veshur tërësisht në të zeza, fakt të cilin e kanë lidhur me gjendjen e saj shpirtërore. Ndërkohë që Ronaldo e uroi me një foto të tyren në Instagram, por që nuk mori asnjë përgjigje publike nga ana e Georginas.

Dy fakte të reja rreth jetës së çiftit më të famshëm në futboll, që duket se na thonë që këtë vit nuk do ketë dasmë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat