Azet: Nuk ka rëndësi sa i zënë je, thirre nënën çdo ditë

Mediale Vip

Azet: Nuk ka rëndësi sa i zënë je, thirre nënën çdo ditë

Më: 30 janar 2019 Në ora: 09:02
Azet

Reperi i njohur, Azet, ka dhënë një këshillë për të gjithë ndjekësit e tij në rrjete sociale.

Nëpërmjet publikimit të një fotografie në Instagram, reperi shqiptar, Azet, i ka këshilluar fansat që të jenë sa më të kujdesshëm ndaj nënave të tyre.

“Nuk ka rëndësi sa i zënë je, nuk ka rëndësi ku je, kurrë mos e harro një gjë, thirre nënën çdo ditë”, ishin fjalët e tij.

Para pak muajve, Azet publikoi këngën e re “S’kam kohë”. Ky projekt i tij u prit mjaft mirë nga publiku dhe fansat e reperit pasi deri më tani ka mbledhur miliona klikime në rrjetin, YouTube.

Së fundmi ai ka ndarë me ndjekësit një imazh në llogarinë e tij InstaStory i cili tregon se kjo këngë deri më tani numëron mbi 19 milionë shikime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat