Roza Lati flet për divorcin e prindërve: “Isha e lumtur…”

Mediale Vip

Roza Lati flet për divorcin e prindërve: “Isha e lumtur…”

Më: 30 janar 2019 Në ora: 11:07
Rita dhe Roza Lati

Prezantuesja Roza Lati ka qenë e ftuar mbrëmjen e së martës në emisionin “Dritare me Rudinën” në News 24 ku është ndalur të flasë edhe për divorcin e prindërve të saj.

Tema e emisionit “Seksi, Shqiptarët dhe Nderi” e nxiti prezantuesen e re të shprehej se tek brezi i ri çështja e nderit dhe e tradhëtisë nuk perceptohet njësoj dhe aq keq sa në brezin e kaluar. Roza u shpreh se zgjidhja në këtë rast mund të ishte divorci dhe këtu u ndal të fliste për ndarjen e prindërve të saj në moshën 8-vjeçare dhe tha: “Unë jam fëmijë divorci. Unë jam shoqja e mamit. Kur mami u nda, unë isha e lumtur që mami ishte e lumtur. Kam qenë 8 vjeçe”, tregoi Roza.

Roza Lati edhe më herët ka folur për familjen, babain dhe fëmijërinë e saj të vështirë, duke thënë se ka kaluar një fëmijëri me dhunë familjare. Ajo është vajza e aktores së njohur Rita Lati ndërsa i ati Kristo, që tashmë nuk jeton më pas ndarjes nga aktorja u rimartua sërish dhe lindi një djalë të quajtur Eri, me të cilin prezantuesja e “Why Not” ka marrëdhënie shumë të mira.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat