Xon Oxa godet, për dy muaj dy hite - Bota Sot
Xon Oxa godet, për dy muaj dy hite

Mediale Vip

Xon Oxa godet, për dy muaj dy hite

Nga: Maksim Gjokaj Më: 30 janar 2019 Në ora: 17:41
Xon Oxa

Ai ka lindur në Zvicër por me origjinë është nga Ferizaj ndërsa me muzikë si solist në hip-hop ka nisur në 2002 e që nga viti 2010 si producent. Po flasim për Rezon Hoxha apo siç njihet në art si Xon Oxa.

Për ta njohur më mirë ai ka krijuar këngën e Majk me titull "Qikita" dhe këngën më të re  të reperit 2Ton që sapo ka dalë me titull "Faj".

Por producenti i hiteve punon edhe për artistë të huaj në Zvicër dhe Francë ndërsa si i tillë është pjesë e labelit BNDLSS si dhe ka krijuar këngë për këngëtarin e famshëm afrikan Tshanda Sangwa dhe albumin e reperit të njohur Boula-Z që quhet "Bandit" vitin që shkoi.

Të tjera hite priten të dalin nga duart e tij si dhe pritet që Xon Oxa të jetë i pari producent shqiptar në labelin botëror Universal Music e ku ai është në marrëveshje pë të pasur një kontratë.BS

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...