Adelina Berisha së shpejti do ta lansojë këngën “Gabim i bukur”

Mediale Vip

Adelina Berisha së shpejti do ta lansojë këngën “Gabim i bukur”

Më: 30 janar 2019 Në ora: 23:37
Adelina Berisha

Adelina Berisha i ka njoftuar fansat e saj se së shpejti do ta lansojë projektin e ri muzikor.

Këtë njoftim, këngëtarja e ka bërë në Instagram, ndërsa e ka shoqëruar me një fotografi, në të cilën shfaqet mjaft atraktive dhe besohet se është nga dukja e saj në klipin e ri.

Kënga e re titullohet “Gabim i bukur” dhe do të shoqërohet edhe me videoklip.

Irkenc Hyka dhe Petro Xhori qëndrojnë prapa kësaj kënge, të cilës ia kanë bërë muzikën dhe ia kanë shkruar tekstin.

Ndërsa ana vizuale i është besuar produksionit Pro Video Albania që e ka xhiruar videoklipin.

Bashkëpunimi me Blastën, “Lema”, është një prej projekteve më të fundit të Adelinës që u lansua me videoklip.

Videoja muzikore e asaj kënge u lansua në verën e vitit të kaluar dhe është shikuar mbi tre milionë herë në YouTube.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat