Bebe Rexha flet pasi dizajnerët e refuzuan ta vishnin për Grammy

Mediale Vip

Bebe Rexha flet pasi dizajnerët e refuzuan ta vishnin për Grammy

Më: 31 janar 2019 Në ora: 06:49
Bebe Rexha

Bebe Rexha ka folur për mbështetjen që ka marrë pasi dizajnerët e refuzuan ta vishnin për Grammy 2019, për shkak të peshës së saj,

“Unë me të vërtetë dëshiroja ta tregoja historinë time dhe sa e irrituar isha. Unë kurrë nuk prisja që merrja kaq shumë mbështetje dhe dashuri nga njerëz”, tha Bebe për People.

“Gjëja kryesore për mua është të ndjehem mirë”, tha ajo.

“Të dashurit e mi janë nëna, babai dhe vëllai ime. Do t’i marr të gjithë në qilimin e kuq. Ata kanë qenë me mua çdo kohë. Ne do të festojmë pa marrë parasysh a do të fitojmë apo jo”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat