“7 Rings” nga Ariana Grande debuton në vendin e parë

Mediale Vip

“7 Rings” nga Ariana Grande debuton në vendin e parë

Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 06:31
Ariana Grande

Ariana Grande është kthyer në maje të top listave.

Pas hitit “Thank U, Next”, këngëtarja ka vazhduar me suksese dhe ka arritur që edhe me këngën tjetër të arrijë në vendin e parë të Billboard Hot 100.

Kënga ka arritur 96 mijë shkarkime dhe ka 85.3 milonë dëgjime në SHBA në javën e parë duke pasur javën më të dëgjuar nga një artiste femër.

“In My Feelings” nga Drake mban rekordin me 116.1 milionë dëgjime në javën e parë, e më pas është “Thank You, Next” me 93.8 milionë klikime.

“7 Rings” është në krye të Hot 100 më pak se tri muaj pasi “Next” debutoi në vendin e parë, duke qëndruar në atë pozitë për shtatë javë.

Ariana bëhet artistja me disa debutim në vendin e parë, duke ju bashkuar Mariah Careyt me tri dhe Justin Bieber, Drake e Britney Spears me nga dy.

Grande ka vazhduar që të falënderojë adhuruesit e saj në rrjetet sociale.

“7 Rings” dhe “Thank U, Next” mbeten në top 5 me dy këngët që pritet të paraqitne në albumin “Thank U, Next”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat