Krizë mes Gencit dhe Gretës? Këngëtarja publikon videon ku tregon gjithçka

Mediale Vip

Krizë mes Gencit dhe Gretës? Këngëtarja publikon videon ku tregon gjithçka

Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 07:00
Greta dhe Genci

Pak ditë më parë këngëtarja Greta Koçi i është përgjigjur disa nga pyetjet e ndjekësve të saj në rrjete sociale.

Një prej tyre ishte se si ishin marrëdhëniet e saj me kantautorin dhe partnerin e motrës së saj Genc Prelvukaj. 

Kësaj pyetje ajo iu përgjigj se “marrëdhënia e tyre ishte në krizë”.

Image

Mesa duket asgjë e tillë nuk ka qenë e vërtetë pasi mbrëmjen e sotme ajo ka publikuar një video në story ku shfaqet me Gencin dhe Enin, ndërkohë që janë duke pirë diçka me njëri-tjetrin. 

Veç videos ajo është shprehur: “Përshëndetje kriza ime me Gencin përfundoi (dhe më pas nis të qesh) iu a hodhëm,”-përfundon Greta duke lënë kështu të kuptohet që nuk ka patur për asnjë çast krizë mes tyre dhe se e gjitha ishte një shaka e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat