Kida: Edhe 2 vjet dhe e kryej kontratën…?

Mediale Vip

Kida: Edhe 2 vjet dhe e kryej kontratën…?

Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 23:03
Kida

Emisioni Voilà ka rikujtuar një deklaratë të Kidës disa muaj më parë, në lidhje me marrëdhëniet e saja me labelin, ku edhe u promovua si artiste.

Së fundmi ajo ka postuar në Instagram e saj njoftimin që nuk do të jetë më pjesë e On Records. E pyetur në lidhje me ndonjë largim të saj të mundshëm nga On Records në fund të  muajit tetor të vitit 2018 ajo është shprehur: “Edhe 2 vjet dhe e kryj kontratën. E përfundoj kontratën edhe 2 vjet. Edhe më pas jam e lirë dhe mundet me bashkëpunuar prapë”.

Duket se diçka ka ndodhur mes Kidës dhe On Records, pasi zgjidhja e kontratës ka ndodhur shumë më shpejt se afati i përfundimit të saj, bazuar mbi deklaratën e Kidës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat