Eni Çobani flet për aksidentin me makinë: Jam akoma shumë e tronditur

Mediale Vip

Eni Çobani flet për aksidentin me makinë: Jam akoma shumë e tronditur

Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 07:15
Eni Çobani

Avokatja e njohur dhe moderatorja e rubrikës “Shihemi në gjyq” Eni Çobani ka folur pas aksidentit me makinë ku u përfshi pak ditë më parë.

Avokatja e njohur dhe moderatorja e rubrikës “Shihemi në gjyq” Eni Çobani ka folur pas aksidentit me makinë ku u përfshi pak ditë më parë,

Kur kanë kaluar 5 ditë nga mbrëmja e frikshme që përjetoi në hyrje të Bajram Currit, zonja Çobani thotë se ka kaluar momente të vështira dhe është ende e rënduar nga ajo që ka përjetuar.

Zonja Çobani ka qene nën shoqërinë e katër mikeshave të saj, mes tyre edhe politikania e njohur, njëherësh ministrja për Dialog e Kosovës, Edita Tahiri  janë përfshirë në një aksident mbrëmjen e së dielës (27 janar) rreth orës 23:50 në hyrje të Bajram Currit, në vendin e quajtur “Kthesa e Xhanës”.

Të njëjtat burime thanë se makina tip Audi Q5 që drejtohej nga zonja Çobani ka dalë nga rruga e ka rënë poshtë urës duke u rrokullisur. Në makinë me të e Tahirin ndodheshin edhe Pranvera Vatoci e Rezi Metaliaj. Zonjat ktheheshin nga një darkë së bashku e fatmirësisht nuk kanë marrë plagë të rënda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat