I “çmendi vajzat” me rolin te “Xhenet”, aktori i njohur turk kapet mat me të dashurën

Mediale Vip

I “çmendi vajzat” me rolin te “Xhenet”, aktori i njohur turk kapet mat me të dashurën

Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 13:58
Berk Atan

Berk Atan është një ndër aktorët më të njohur turk, i cili në vendin tonë u bë i famshëm me rolin e “Selimit” në serialin “Xhenet”.

Pavarësisht se ka luajtur edhe në seriale të tjerë më përpara, roli i “Selimit” duket se i ka dhënë Berkut një famë të madhe.

Madje tashmë vajzat po harrojnë aktorët ikonë si Kivanç Tatlitug apo Burak Ozçivit dhe po “çmenden” pas Artan.

Image
Image

Por ky i fundit është i dashuruar, pasi së fundmi është kapur mat me të dashurën e tij Bebek Angie. Teksa ata kishin dalë bashkë, paparaci turk arriti që t’i fotografonte kur po hipnin në taksi.

Në ato momente Berk u ka qeshur atyre dhe është larguar me të dashurën për të cilën ka preferuar mos të flasë publikisht duke e mbajtur lidhjen e fshehtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat