Beyonce ofron bileta koncerti falas për vegjetarianët

Mediale Vip

Beyonce ofron bileta koncerti falas për vegjetarianët

Më: 3 shkurt 2019 Në ora: 10:29
Beyonce dhe Jay Z

Beyonce vërtet dëshiron që njerëzit të jenë vegjetarianë.

Jo shumë kohë pasi sfidoi fansat që të mbanin një dietë bimore për 22 ditë, këngëtarja u ka ofruar atyre një tjetër marrëveshje të parezistueshme.

Në një postim në Instagram, mbretëresha e muzikës njoftoi se nëse njerëzit që ndjekin një mënyrë vegane të jetesës do kenë mundësinë të fitojnë bileta koncerti falas për gjithë jetën.

Konkursi është pjesë e Greenprint Project, që synon të përmirësojë mjedisin duke eleminuar produktet e mishit nga regjimet e ngrënies së njerëzve.

“Ju do keni mundësinë që të fitoni bileta falas në koncertin tim ose të Jay Z, për gjithë jetën,”-shkruan mbretëresha e muzikës.

Fituesja e Oskar thuhet se ra në peshë pas shtatëzanive me vajzën Blue Ivy, 7 vjeç dhe binjakët Rumi dhe Sir, 19 muajsh, duke eleminuar të gjitha produktet me bazë shtazore nga dieta e saj.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat