Moderatori shqiptar e pranon: E vështirë të rrish me një grua gjithë jetën

Mediale Vip

Moderatori shqiptar e pranon: E vështirë të rrish me një grua gjithë jetën

Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 06:17
Enkel Demi

Moderatori i njohur Enkel Demi njihet për sportivitetin dhe lirshmërinë e tij në ekran.

Ai ka qenë i ftuar këtë javë në emisionin “Thumb” të Fatmës dhe Aulonës ku është ngacmuar se a sheh Keli rreth e përqark duke njohur bashkëshorten e tij ish-deputeten Mesilda Doda.

“Unë jam si burrat e tjerë, më tërheqin vëmendjen biondet me kaçurrela, vajzat me syze ose te veshura me të kuqe. Mund të bësh shumë, por mundohem të respektoj atë që më ka falur Zoti dhe mendoj se nuk e meriton me aq bujari sa ma ka falur. Unë mendoj se në qoftë se një burrë do të bëhet gru-ar (që shkon pas grave)  e mira është ta mbyllin marrëdhënien me bashkëshorten ose të dashurën dhe të vazhdojë rrugën. Mendoj se në fund fare llogaritë dalin barazim, një burrë që ja dredh gruas, nga krahu tjetër ka një grua që ja dredh burrit”.

Pyetjes se a rrihet me një grua gjithë jetën, Keli tha:

“Nuk rrihet e vështirë, por mendoj se tundimi fizik është më i madh tek burrat dhe tek gratë, një burrë mund të shkojë me një grua edhe pa pasur ndjenja. Ndërsa për një grua është e vështirë në qoftë se nuk krijon një simpati. Prandaj nofkën për tradhtinë e kanë meshkujt”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat