Eni Çobani tregon për parandjenjën para aksidentit: Si e ndjeva dhe e ktheva nënën nga rruga

Mediale Vip

Eni Çobani tregon për parandjenjën para aksidentit: Si e ndjeva dhe e ktheva nënën nga rruga

Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 06:51
Eni Çobani

Disa ditë më parë mediat u pushtuan nga lajmi se avokatja e njohur, Eni Çobani dhe ministrja për dialog e Kosovës, Edita Tahiri pësuan një aksident në zonën e quajtur ‘Kthesa e xhanës’.

Çobani ishte nisur atë ditë për një seancë gjyqësore, por fatkeqësisht gjërat nuk shkuan ashtu siç pritej.

Pas këtij incidenti Eni ka qenë shumë e tronditur dhe ka kaluar një periudhë të vështirë.

Në një intervistë për ‘Gazeta Shqiptare’, avokatja tregoi se e kishte parandjerë se diçka nuk do shkonte mirë. Mamaja e saj kishte kërkuar që të udhëtonte bashkë me Enin për në Tropojë, por ajo e kishte kthyer nga rruga në moment të fundit.

“Nëna m’u lut që të vinte me mua për të udhëtuar drejt Tropojës, por unë e parandjeva se diçka nuk do shkonte mirë dhe e ktheva në momentin e fundit. Jam ende e tronditur, kam përjetuar dhe po përjetoj shokun që më ka lënë ky aksident. Për një moment më kaloi jeta para syve”, është shprehur Çobani.

Image

Gjyqtarja e njohur, Eni Çobani dhe politikania Edita Tahiri janë aksidentuar pikërisht në vendin e quajtur nga tropojanët “Vendi i namun” dhe ky nuk është aksidenti i parë që ndodh në këtë vend për shkak të mungesës së sinjalistikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat