Kate Beckinsale fsheh fytyrën pas darkës romantike me Pete Davidson

Mediale Vip

Kate Beckinsale fsheh fytyrën pas darkës romantike me Pete Davidson

Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 14:08
Kate Beckinsale

Për disa javë rresht është folur rreth marrëdhënies së tyre dhe tani janë publikuar imazhe të përbashkëta duke konfirmuar këto spekulime.

Një nga aktoret më të bukura të Hollywoodit, Kate Beckinsale është fotografuar me humoristin 25-vjeçar, Pete Davidson.

Duke u mbajtur dorë për dore së bashku, çifti i ri lanë një dyqan në Los Angelosit të SHBA-ve.

Megjithëse ishin të shqetësuar nga fotografët, ato nuk ndaluan së ecuri dhe nuk dhanë ndonjë deklaratë.

Spekulimet e para rreth lidhjes së tyre filluan pas Golden Globes, kur portali “Six” shkroi për marrëdhënien e tyre.

Ndërkohë, aktori ka mohuar lidhjen në shoun televiziv “Saturday Night Live” gjersa kohët e fundit ishte në lidhje me këngëtaren amerikane, Ariane Grande.

Ndryshe, aktorja 45-vjeçare ishte e martuar me regjisorin Len Weissman, prej të cilit u shkurorëzua tre vjet më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat