“A do rrije në burg me Stresin?”, Kejsi jep përgjigjen që çdo partner do të donte të dëgjonte

Mediale Vip

“A do rrije në burg me Stresin?”, Kejsi jep përgjigjen që çdo partner do të donte të dëgjonte

Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 17:49
Stresi me të fejuarën

Kejsi e fejuara e Stresit, gjatë gjithë kësaj periudhë të vështirë që reperi po kalon, teksa ndodhet ende i arrestuar, i ka qëndruar pranë dhe e ka treguar hapur të gjithë dashurinë dhe lidhjen e fortë që duket se kanë.

Në rrjetet sociale ajo ka qënë tepër aktive me postime, foto dhe video të sajat dhe Stresit. Së fundmi bukuroshja me anë të “ask-ut” në Instagram iu është përgjigjur pyetjeve të bëra nga ndjekësit.

“O Kejs, po nqs në burg është e lejuar të jetë dhe bashkëshortja ti qëndrojë, ti do e refuzoje këtë mundësi?” ishte pyetja drejtuar saj.

“Më duket keni filluar të më kuptoni tipin me këto lloj pyetjeje. Unë por të kisha mundësinë do të kisha qëndruar, jo në burg me të, por edhe në vrimën e miut. Sidomos që mos të mërzitej vetëm. Por të jemi realist nuk është ndihmë as njërin, as tjetrin ajo gjendje… Por duke qenë njeri që vepron me zemër, kisha ikur me vrap”, tregon ajo.

Kejsi duket se është marrëzisht e dashuruar me Stresin, dhe po pret me padurim momentin kur ai të dalë nga burgu.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat