Justin Bieber me dy rekorde

Mediale Vip

Justin Bieber me dy rekorde

Më: 5 shkurt 2019 Në ora: 16:45
Justin Bieber

Justin Bieber është një ndër këngëtarët më të suksesshëm të momentit në botë.

Ish i dashuri i Selena Gomezit ka arritur edhe dy rekorde të reja sa i përket karrierës muzikore në rrafshin ndërkombëtar.

Tani është artisti i parë që ka bërë histori duke tejkaluar 19 miliardë shikime në kanalin e YouTubes.

Gjithashtu është bërë edhe këngëtari i parë që tejkalon 43 milionë abonentë në YouTube.

Ndryshe, ai dhe Hailey Baldwin (tash Bieber) janë martuar zyrtarisht në shtator të vitit të kaluar, mirëpo e kanë anuluar edhe për të tretën herë dasmën e tyre.

Ata kishin njoftuar se dasma do të organizohej më 28 shkurt (pas ditëlindjes së 25-të të këngëtarit) dhe madje i kishin shtypur ftesat, mirëpo as këtë herë nuk do të ndodhë.

Ndryshe, Justin është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t’i sjell gjatë muajve në vazhdim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat