Princ William paska përjetuar një dashuri të madhe më parë dhe Kate u bë arsyeja e ndarjes

Mediale Vip

Princ William paska përjetuar një dashuri të madhe më parë dhe Kate u bë arsyeja e ndarjes

Më: 5 shkurt 2019 Në ora: 21:54
Princ William dhe Kate Middelton

Njohja e Princ William dhe Kate Middelton nuk paska qenë aq romantike sa mund ta kishim imagjinuar. Madje kjo e fundit qenka bërë shkak për ndarjen e Princit nga lidhja e tij e mëparshme.

Në një libër të publikuar së fundmi ku shkruhet mbi jetën e familjarëve të Familjes Mbretërore, është treguar një histori mjaft interesante mbi jetën sentimentale të Princ William.

Para martesës me Kate, ai ka përjetuar një tjetër dashuri të madhe në jetën e tij. Sipas librit, vajza që i kishte rrëmbyer zemrën quhej Arabella Musgrave. Dyshja ishin shumë të dashuruar dhe kalonin së bashku pjesën më të madhe të ditës. Shpesh ata preferonin të dilnin në ambiente të qeta për të shkëmbyer biseda romantike me njëri tjetrin. Sipas autorit, Arabella ishte një vajzë shumë e hijshme, e çiltër dhe e bukur, cilësi këto që e kishin bërë William të dashurohej me të.

Por romanca mori fund me shfaqjen e Kate në jetën e tyre. Pasi e kishin njohur, familja e William ishin shprehur se donin që ajo të ishte nusja e tyre. Ata e bindën William të ndahej nga Arabella dhe të martohej me Middelton. Familja mbretërore dëshironin me çdo kusht që pjesë e tyre të bëhej Kate prandaj bënë të pamundur për të prishur lidhjen e dy të rinjëve. Qëllim të cilin e aritën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat