E dhimbshme: Ish-miss Universe (bashkëshortja e Marc Anthony) diagnostifikohet me kancer

Mediale Vip

E dhimbshme: Ish-miss Universe (bashkëshortja e Marc Anthony) diagnostifikohet me kancer

Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 17:35
Dayanara Torres

Ish-miss Univers Dayanara Torres, njëkohësisht aktore me profesion është diagnostifikuar me kancer të lëkurës dhe momentalisht është në pritje të trajtimeve që duhet të ndjekë pas dy operacioneve të realizuara.

Bukuroshja nga Puerto Rico, ish-bashkëshortja e artistit Marc Anthony, ka pranuar publikisht luftën e saj me sëmundjen duke thënë se mjekët tashmë kanë larguar një zonë të madhe nga pjesa e prapme e gjurit dhe gjithashtu kanë hequr dy nyjet limfatike në majë të këmbës së saj.

Torres, e cila është nënë e dy fëmijëve nga martesa me Marc Anthony, ka rrëfyer gjatë videos se nënat priren të kujdesen për të gjithë dhe të harrjnë veten e tyre dhe pikërisht atëherë kur nuk i kushtoi rëndësi, ajo u diagnostikua me melanoma.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat