Diola Dosti-Baftiu sërish shtatzënë? Kuptojeni të vërtetën

Mediale Vip

Diola Dosti-Baftiu sërish shtatzënë? Kuptojeni të vërtetën

Nga: N.Sh Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 20:49
Diola Dosti Baftiu

Nutricionistja e famshme shqiptare Diola Dosti Baftiu para pak minutash ka publikuar një foto të çuditshme në facebokun e saj.

Ajo ka pozuar në një klinikë të gjinokologjisë dhe në krah ka ekranin ku bëhet ekoja për shtatzënat. U ngritën shumë dilema, nëse vërtetë është shtatzënë Diola, e cila para pak muajsh ka sjellë në jetë vajzën e saj të tretë.

Ne kontaktuam Diolën e cila tha se nuk është shtatzënë, por klinika ku ka bërë foton është e bashkëshortit të saj, Dardan Baftiu, e cila sonte është hapur në Ferizaj dhe ofron shërbimet më të sostifikuara për shtatzëna.

Duhet thënë se Diola edhe pas lindjes duket perfekt dhe pas një periudhe shumë të shkurtër iu është rikthyer punëve dhe aktiviteve të saj të shumta.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat