Koha për të fjetur? Këngëtarin e zë gjumi live në emision

Mediale Vip

Koha për të fjetur? Këngëtarin e zë gjumi live në emision

Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 09:23
Michael Bolton

Michael Bolton ishte në një intervistë live me The Morning Shoë të Australisë kur e zuri gjumi.

Fituesi i çmimit Grammy bëri një sy gjumë ndërsa moderatorët Larry Emdur dhe Kylie Gillies e intervistonin.

"Ne po flasim me njeriun e madh Michael Bolton, i cili do na bashkohet në një live nga Florida. Mirëmëngjesi dhe mirëserdhe përsëri në emision,"-tha Edmur, kur këngëtari filloi të mbyllte sytë.

Ndërsa Gillies u përpoq ti tërhiqte vëmendjen duke i thënë: "Përshëndetje Michael. Jemi Kylie dhe Larry."

Sytë e Bolton u hapën dhe ai u përgjigj: "Po bëhet qetësi" para se të mbyllte përsëri sytë.

Dy moderatorët u detyruan të mbyllnin lidhjen direkte duke thënë se kishte probleme teknike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat