Bora Zemani tregon pasionin për muzikën i cili paska nisur krejt “rastësisht”

Mediale Vip

Bora Zemani tregon pasionin për muzikën i cili paska nisur krejt “rastësisht”

Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 19:43
Bora Zemani

Mbrëmjen e kësaj të mërkure, mjaft emra të njohur të ekranit patën mundësinë të riktheheshin edhe njëherë në skenën e “Soiree” për të kënduar këngët e tyre të preferuar.

Bora Zemani, Gerta Heta, Ilirjana Basha, Klevis Saliaj e të tjerë u rikthyen pas në kohë, në ditët kur ata këndonin. Ndoshta shumë prej jush ndoshta e dinin, por Bora Zemani ka marrë pjesë në Top Fest 6 dhe madje, është nominuar në një prej kategorive të natës finale, “Best New Artist”.

Gjatë bisedës, Bora ka treguar edhe si i ka lindur pasioni për muzikën i cili paska qenë krejt rastësor.

“Unë isha shumë rastësisht me muzikën. Nuk jam mësuar kurrë me faktin që di të këndoj. Kanë qenë vitet kur TOP Fest ishte në kulmin e vet. Një ditë të bukur u zgjova dhe doja të shkoja në Top Fest. Mami mori një zyshë kantoje, e cila sa më mori i tha mamit, goca është kanto!”,  tregoi Bora.

Gjithashtu Bora këndoi live me orkestrën e “Soiree” dhe duhet thënë që na la pa fjalë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat