“Më dukej sikur gjithë bota më rëndonte mbi shpatulla”, Cardi B flet për depresionin pas lindjes

Mediale Vip

“Më dukej sikur gjithë bota më rëndonte mbi shpatulla”, Cardi B flet për depresionin pas lindjes

Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 22:18
Cardi B

Cardi B nuk e ka pasur asnjëherë problem të flasë publikisht për jetën e saj. Së fundmi reperja ka vendosur të ndajë gjithçka me fansat e saj përmes një interviste për “Harper’s Bazaar”.

Ajo ka zbuluar se ka vuajtur nga depresioni pas lindjes së vajzës së saj, Kulture. Cardi ka treguar se mendonte se mund ta shmangte, por nuk ja arriti duke qenë se është diçka që prek me miliona gra.  “Mendoja se do e shmangia. Kur linda doktorët më tregonin për depresionin ‘postpartum’ dhe unë thosha me vete: ‘Jam mirë deri tani, nuk mendoj se kjo do të ndodhë”, – ka thënë reperja e njohur.

Pavarësisht optimizmit, ajo ka treguar se pas lindjes së vajzës ndjenjat e saj ndryshuan totalisht dhe i dukej sikur gjithë bota i rëndonte mbi shpatulla. Gjithashtu Cardi ka rrëfyer se ka pasur shumë probleme edhe me trupin e saj dhe akoma nuk ka mundur t’u rikthehet formave të mëparshme. Reperja ka folur edhe për ndarjen nga Offset dhe ka zbuluar se vendimin e mori vetë dhe nuk kishte pranuar për të shkuar në një këshillues për të shpëtuar martesën e saj.

Ajo ka pranuar se kjo gjë e ka bërë më të fortë dhe se është krenare për sukseset që ka arritur këto kohë. Cardi B vendosi të ndahet përfundimisht nga partneri i saj pas një skandali tradhtie që u shpërnda me shpejtësi në të gjitha mediat botërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat