Pak muaj pas martesës Liam Hemsworth flet për Miley-n: Më ka bërë lavazh truri

Mediale Vip

Pak muaj pas martesës Liam Hemsworth flet për Miley-n: Më ka bërë lavazh truri

Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 23:17
Liam Hemsworth dhe Miley Cyrus

Dy muaj më parë, Liam Hemsworth dhe Miley Cyrus kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në një ceremoni shumë private. Liam ka vendosur të flasë publikisht për jetën e tij të re gjatë emisionit “Tonight Show Starring Jimmy Fallon”. Moderatori i njohur ka filluar ta ngacmojë aktorin në lidhje me partneren e tij, duke i thënë se ajo mund të ketë fuqi magjike dhe t’i bëjë diçka nga unaza e martesës. “Po ka. Më ka bërë lavazh truri”, – ka thënë Liam me shaka. Pak ditë pas martesës aktori është shprehur për ‘Us Weekly’ se ndihet si i rritur dhe si një burrë i vërtetë. Miley dhe Liam kanë qenë bashkë që nga viti 2009, por marrëdhënia e tyre ka pasur shumë ulje-ngritje. Megjithatë dashuria mes tyre ka triumfuar gjithmonë dhe këtë e vërtetuan me martesën e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat