Irina Shayk zbulon arsyet se pse jeta e saj personale është kaq private

Mediale Vip

Irina Shayk zbulon arsyet se pse jeta e saj personale është kaq private

Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 23:32
Irina Shayk

Irina Shayk është në një lidhje prej disa kohësh me aktorin e njohur, Bradley Cooper. Ato gjithashtu kanë një vajzë të vogël 22-muajshe, Lea. Edhe pse është gjithmonë në qendër të vëmendjes, Irina është treguar shumë hermetike në lidhje me familjen e saj. Është munduar të mbajë larg syrit të kamerave dhe larg rrjeteve sociale partnerin dhe vajzën. Në intervistën e fundit për ‘Glamour UK’, modelja ka shpjeguar arsyet se pse e ka bërë këtë gjë.

“Kam shumë miq që publikojnë shumë momente të jetës së tyre personale në ‘Instagram’ apo në rrjete të tjera sociale. Unë i admiroj dhe mendoj se është diçka shumë e bukur, por mendoj se gjithçka lidhet me zgjedhjet personale. Puna ime është e tillë që unë duhet të jem gjatë gjithë kohës ‘e hapur’ dhe kështu që vendosa se jeta ime personale do të jetë e qetë. Prandaj quhet personale, sepse është diçka vetëm për ty dhe familjen tënde dhe unë jam shumë e lumtur për këtë gjë”, është shprehur modelja 33-vjeçare. Bradley dhe Irina kanë një marrëdhënie të mrekullueshme bashkë dhe mundohen që gjithmonë të kalojnë kohë me vajzën e tyre të vogël, pavarësisht angazhimeve në profesionet përkatëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat